E ftuar pak ditë më parë në ‘Një kat më lart’, Valbona Mema bëri një deklaratë shumë të fortë kundër koleges së saj Artiola Toskës, sipas së cilës kjo e fundit po ndërhynte në bukën e fëmijëve të saj. Duke e vlerësuar si një këngëtare me një zë shumë të mirë, por si një “njeri i pashpirt”, ajo u shpreh se i ka ndërhyrë aty ku nuk mund të duronte dot më.
“Dua ta bëj publike. Nëse ajo ka diçka me mua duhet të ma thotë, por jo të ndërhyj në bukën e fëmijëve të mi. Artiola Toska është një këngëtare shumë e mirë, me një bagazh shumë të madh artistik, por kam frikë se nuk ka shpirt. Më ka ndërhyre aty nuk duroj, tek fëmijët.”, u shpreh ajo pak ditë më parë.
Por duket se ajo është tërhequr nga ajo deklaratë duke thënë se është sqaruar çdo gjë, dhe e ka cilësuar tashmë si mikeshën e saj.
E ftuar në ‘Një kafe me Labin’, Valbona është shprehur: Jo ajo nuk ka qenë thjesht një deklaratë, çdo gjë ka ardhur shumë mirë, është sqaruar çdo gjë. Në një moment tjetër neve do të dalim dhe do të sqarojmë opinionin publik gjithsesi ne jemi dy mikesha dhe dy këngëtare që duhet të përfaqësojmë denjësisht muzikën shqiptare”.



















