KreuCelebrity

Kush ishte i pari që i mbylli derën Arbanës në fillimet e saj? Moderatorja zbulon të vërtetën!

Në 20-vjetorin e Top Albania Radio, u dedikuan jo pak fjalë, ashtu sikurse u zbuluan detaje nga fillimet e disa prej personazheve më të njohur të momentit. Një ndër to ishte dhe Arbana Osmani, e cila e pranoi se rrugëtimi për të nuk ka qenë aspak i lehtë. Ajo madje ka guxuar të rrëfejë se cili ka qenë i pari që i ka mbyllur derën me kërkesën e parë.

Osmani ka thënë se pasioni për radion dhe televizionin e kishin shtyrë të trokisnin në derën e radios, për të kërkuar një pozicion si prezantuese. “Trokita te dera e radios, doli Bojkeni dhe i thashë: ‘A keni nevojë për prezantuese?’ Më tha: ‘Jo, s’kemi’. Ma mbylli derën. Pastaj, 6 muaj më vonë u bë një audicion, sepsee kishin nevojë për drejtuese, dhe unë fitova audicionin. Por herën e parë ma mbyllën derën”, ka thënë Arbana duke qeshur. Por, si janë marrëdhëniet mes Arbanës dhe Bojkenit sot?

Ata janë miq shumë të mirë, e mesa duket rruga e gjatë e plot sfida e ka bërë moderatoren t’i hedhë pas krahëve shumë gjëra. Histori interesante, apo jo?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF