Sa herë i jeni rikthyer fotove kur keni qenë fare të vegjël? Kujtimet mbeten gjithmonë të njejta, pavarësisht statusit të fituar gjatë rrugës. Personazhet e njohur janë të apasionuar pas publikimit të fotove në vegjëli, dhe ka qenë Ledri ai që ka zbuluar së fundmi disa momente nga e kaluara.
https://www.instagram.com/p/BfLeU4dgvA3/
Një djalosh fare i vogël, por me sjellje tipike prej reperi, ose të paktën kështu duket Ledri në imazhet e postuara në Instagram. Shumë më ndryshe nga se e njohim sot, flokët e verdha kaçurrela bëjnë goxha diferencë në pamjen e këngëtarit. Nuk dihet pse Ledri ka ndjerë nostalgji për vitet e lëna pas me kohë, por fansat kanë qenë shumë dakort me zgjedhjen e fundit të reperit.
https://www.instagram.com/p/BfOa1SYhLKr/
Kemi parë jo pak raste të këtij lloji nga personazhe të tjerë të njohur, ndërsa duhet theksuar se Ledri tregohet vërtetë kreativ kur vjen puna tek përkujdesja e profilit në rrjetet sociale. Nuk njihet fare Ledri, apo jo?
https://www.instagram.com/p/BfObE6iB8fZ/



















