Këngëtarja Eneda Tarifa përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision në vitin 2016 me këngën “Fairytale”, pjesëmarrja e të cilës u shoqërua me shumë polemika. Ndonëse nuk arriti të kualifikohej për në finale, Eneda e konsideron sot pjesëmarrjen e saj si një nga eksperiencat më të bukura, ndonëse pranon se nuk u bë mjaftueshëm.
Këtë vit, vendi ynë do të përfaqësohet nga Eugent Bushpepa dhe duket se Eneda do të donte t’i thoshte disa fjalë këngëtarit! “Kam shumë nevojë të takoj Bushpepën dhe t’i them disa gjëra që duhet t’i ketë parasysh. Realisht është një rrugëtim i vështirë, me një presion të jashtëzakonshëm dhe ka disa rrugë për ta bërë dhe ai duhet të zgjedhë rrugën më vetvendosëse”, tha këngëtarja Eneda Tarifa.
Ndër të tjera këngëtarja komentoi për herë të parë edhe lajmet mbi ndarjen e saj nga bashkëshorti. Ajo nuk foli qartë nëse ishte ndarë apo jo, por u shpreh e revoltuar në lidhje me lajmet që kishin qarkulluar për të. “Ça nuk lexoj të shkruhet për veten time. Këta që shkruajnë janë thjeshtë të papërgjegjshëm. Këta të prekin familjen, gjerat ë të shtrenjta, të futen në të mbathura. Historia ime ishte e qetë dhe e bukur. Ndihem e fyer për këtë fakt, që njerëzit mundohen të hedhin baltë”, tha këngëtarja.