KreuCelebrity

Sa me fat Young Zerka! Ronela sapo vërtetoi të jetë gruaja që të gjithë do të donin

Një këngëtare shumë e mirë dhe e pëlqyer, një grua seksi e tashmë edhe një kuzhiniere e zonja! E çfarë mund të kërkojë më shumë një mashkull? Prandaj jemi të sigurt që Young Zerka duhet të ndjehet shumë me fat që ka në krah këngëtaren Ronela Hajati.

Që është mjaft e zonja në profesionin e saj e kishim kuptuar tashmë, ndërsa aftësitë në kuzhinë Ronela na i tregoi ditën e sotme. Ajo publikoi një foto në Instagram në të cilën tregonte disa ushqime të gatuara prej saj, ndërsa shkruan “Jam goxha kuzhiniere”, e në fakt kështu dukej edhe nga fotot.

Këngëtarja dhe Young Zerka kishin kohë që përfliteshin për një lidhje me njëri-tjetrin. Ndonëse i ndiqnin pa fund thashethemet, ata nuk e vranë kurrë mendjen dhe nuk bënë asnjë deklaratë për këtë çështje. Por vetëm pak javë më parë ishte Ronela ajo e cila e konfirmoi marrëdhënien e tyre pasi komentoi “i imi”në një foto të Zerkës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF