Nuk është nga ato atiste që përpiqet që të jetë gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes së mediave, për të na treguar jetën luksoze, koncertet e shumta që bën, apo partnerin…ka lënë punën e saj të flasë.
Pak ditë më parë, Rosela Gjylbegu u vendos në qendër të vëmendjes dhe shkak për këtë u bë deklarata e saj në emisionin ‘Shiko Kush Luan’, e cila tha se nuk do të bënte urrë një bashkëpunim me Encës…një deklaratë që u mirëkuptua nga publiku pasi dihet që dy këngëtaret kanë një stil krejtësisht të kundërt, por nisur nga fakti që ishte edhe një lojë, më tepër se një intervistë e mirëfilltë.
Por kjo nuk u prit aq mirë nga Enca, e cila nuk nguroi duke bërë edhe deklarata fyese, ku e quajti Roselën “gjyshe”. Rosela zgjodhi të mos i kundërpërgjigjej, ndonëse disa postime të saj në rrjetet sociale u morën si të tilla. Por sot, ajo nuk i shpëtoi dot një pyetje të tillë teksa ishte e ftuar në emisionin ‘Kush vjen për drekë’ duke e mbyllur përfundimisht këtë “sherr” vitual.
“Mendoj që po ta zgjasim shumë këtë bisedë është e tepërt, nuk kam asnjë koment. Unë s’jam nga ato njerëz që pëlqej të bëj zhurmë. Kjo që jam e kam bërë me shumë sakrifica. Nuk kam dashur që të bëj shumë zhumë. Mua nuk më erdhi aspak keq, për sa kohë e kuptova që publiku më do shumë. Ishin komentet shumë të mira, dashamirësinë e publikut dhe këtë mëerdhi shumë mirë sepse këtu dua”, u shpreh ajo.