KreuCelebrity

Ermali kujton ish-stafin: “Mesa duket gjërat kanë ndryshuar…”

Si çdo nisje sezoni të ri, nuk janë të paktë elementët që ndryshojnë në ekranet televizive. Nga formatet e reja, e deri tek risitë brenda së njejtit emision, kemi parë jo pak nga televizionet dhe personazhet pjesëmarrës në ta. Kështu, ndonëse ‘Xing’-u nisi me Rashelin, do të vinte shumë shpejt momenti që në vend të saj të shihnim një tjetër velinë.

Por, mesa duket Kolaneci nuk ka qenë e vetmja që është larguar nga programi i Ermalit. Ose të paktën, këtë lë të kuptohet moderatori nga postimi i fundit në Instagram. Ai ka publikuar një foto, ku shihet Rasheli dhe një pjesë tjetër e stafit. “Një vit më parë…Mesa duket gjërat kanë ndryshuar”, ka shkruar ai, edhe pse nuk kuptohet se për çfarë e ka Mamaqi konkretisht. Të ketë lidhje kjo me ndërrimin e një pjesë të mirë të stafit? Apo është ndonjë kunjë e hedhur për Rashelin në veçanti?

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial)

Këtë nuk mund ta themi me siguri, e nga ana tjetër rrallë e kemi parë Ermalin në rolin e ‘nostalgjikut’. Ndoshta, ruajtja e raporteve të mira me ata që tashmë janë larguar nga ‘Xing’, e ka shtyrë aktorin të bëjë një postim të tillë….

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF