KreuCelebrity

Vjollca Hoxha sfidon jo vetëm Lorin dhe Sarën, por dhe vajzat e tjera të ekranit!

Ditën e djeshme, bordo.al hapi një sondazh mbi disa nga vajzat pjesëmarrëse në 20-vjetorin e Top Albania Radios, ndërsa ndjeskësit duhet të zgjidhnin të preferuarën e tyre për sa i përket veshjes së asaj mbrëmje. Tashmë, votimi është mbyllur, ndërsa fituese këtë herë ka dalë jo Lori, as Sara, por vetë Vjollca Hoxha. Presidentja e Top Channel ka lënë pas edhe vajza të tjera të ekranit, si Xhemi Shehu, Arbana Osmani, Dojna Mema etj.

Hoxha mbizotëron me 183 vota, ndërsa e preferuara e Instagramit dhe fashionisteve, lori, ka arritur të mbledhë 73 të tilla. Konkurrencë për vendin e dytë, trashëgimtarja e Top Media ka patur nga Xhemi Shehu, e cila ka mbledhur 154 vota. Ndërsa Sara, ka mbajtur vendin e parafundit, me vetëm 1.6 % të votave (vetëm 9 të tilla). Pas saj renditet Endi Cini, me 8 vota, ndërsa Arbana Osmani është votuar nga 48 ndjekës. Ori Nebijaj është renditur një vend më sipër Dojna Memës, për vetëm një votë më shumë (Ori,31 dhe Dojna, 30). Eneda Tarifa dhe Olta Gixhari kanë patur po të njëjtën diferencë, ku aktorja ka rrëmbyer 16 vota, një më tepër se Tarifa. Ndërsa, moderatorja e emisionit të mëngjesit në Top Channel, Anjeza Maja, ka mbledhur 10 vota.

Mesa duket, votuesit e bordo.al kanë preferuar më së shumti veshjen e Vjollca Hoxhës në një eveniment të tillë, ndërsa siç e kemi theksuar dhe më parë, këtë herë u pa një tendencë e përbashkët e vajzave të njohura për të shkuar drejt të zezës. Ngjyrë, që mesa duket i ka qendruar më mirë presidentes së Top Channel në këtë rast!

Për të parë të tjerë personazhe pjesëmarrës në event, klikoni linkun bashkangjitur: https://bordo.al/2018/02/15/20-vjet-top-albania-radio-ja-personazhet-pjesemarres-ne-event/

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF