KreuCelebrity

Urimi unik i Dua Lipës për Pavarësinë e Kosovës, kjo foto na i mbushi sytë me lot

Ditëve të fundit në media, një hapësirë shumë të madhe kanë zënë detajet nga festa e oranizuar për Pavarësisnë e Kosovës.

Rita Ora njoftoi se do të ishte e pranishme në shesh dhe se kishte pranuar pa kërkuar asgjë në këmbim, duke u bërë kështu një figurë edhe më e dashur për shqiptarët. Nga ana tjetër, kishin nisur bisedimet që edhe Dua Lipa të ishte e pranishme në një ditë kaq të rëndësishme, por sipas mediave ajo kishte kërkuar një shumë të madhe parash, të cilën qeveria e Kosovës nuk mund ta paguante.

Kjo gjë duket se ia zbehu paksa sukseset e njëpasnjëshme Duas, mirëpo nuk ishte aspak e vërtetë. Për shkak të agjendës së saj, e cila ishte e planifikuar shumë kohë më parë, Dua nuk mund të vinte sot në Kosovë. Mirëpo, na ka bërë shumë të lumtur me urimin që ka zgjedhur të bëjë, një gjetje shumë origjinale që të gjithëve na la pa fjalë, njëkohësisht na dha dhe lajmin e mirë se do të vijë këtë vit.

“Urime të gjithëve për 10-vjetorin e Pavarësisë! Shpresoj që të festojmë edhe shumë përvjetore sëbashku. Kaloni sa më mirë në këto ditë feste. Jam krenare që jam shqiptare. Urime dhe gëzuar! Jua dua. Shihemi këtë vit”, ka shkruar Dua në Instagram.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF