KreuCelebrity

Puthja që i çuditi të gjithë, Elvana dhe Kejvina bëjnë ‘të pabërën‘ në “Xing me Ermalin“

Pas një mungese prej më shumë se 2 vitesh, Elvana Gjata është rikthyer në Shqipëri me 6 këngë të reja për publikun dhe me një dokumentar rreth albumit të saj të titulluar “3”.

Këngëtarja ishte zhvendosur në SHBA për të ndjekur karrierën ndërkombëtare dhe pati një shkëputje të vogël në aspekti profesional me Shqipërinë, për t’u rikthyer më pas fuqishëm. Ajo do të jetë e ftuara e radhës në ‘Xing me Ermalin’ ku do të na tregojë më tepër për jetën e saj personale, shkëputjen nga ‘Threedots’, por edhe planet e saj në të ardhmen.

Mirëpo nuk duket të jetë një intervistë shumë normale, gjë të cilën e prisnim, ndonëse jo dhe aq. Kejvina, si në të gjitha intervistat ka përgatitur një pyetje provokuese, por për Elvanën ishte më shumë se e tillë.

“Çfarë mendimi ke për vajzat ti? Të pëlqejnë vajzat? Se ti mua po më pëlqen pak si shumë”, e pyet ajo.

E turpëruar, Elvana i tregon se i pëlqen vajzat, por jo në atë kuptim…megjithatë ngrihet dhe i dhuron një puthje Kejvinës duke shkaktuar reagime të shumta te publiku.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF