Në kohën kur po flitej për largimin e Marina Vjollcës nga Top Channel, pozicioni i Luanës, u duk se u vendos në rrezik. Mendohej që shumë shpejt edhe ajo do të ndiqte rrugën e motrës së saj të madhe, por jo. Luana Vjollca jo vetëm që vazhdoi karrierës e saj në ekranin ku ishte rritur profesionalisht, por kësaj here edhe me një format i cili e soli atë shumë ndryshe, si prezantuese, edhe autore.
Në pamje të parë, të gjithëve ne na është dukur një emision “limonat”, (i lehtë për t’u realizuar) shumë argëtuese, me shumë të ftuar që ndonjëherë dukej shum rrëmujë, por Luana na tregon se nuk ka qenë aspak e ashtu. Ajo e konsideroi si një sfidë, për të cilën mendon se ia ka dalë me sukses (edhe ne mendojmë njëjtë).
‘Shiko Kush Luan’ pati puntatën e fundit të shtunën e kaluar dhe moderatorja seksi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë një përmbledhje të shkurtër të gjithë punës së bërë gjatë këtyre 4 muajve.
“Shiko kush Luan” ishte një nga provat e mëdha që kam marrë përsipër, pa e ditur ku do të më çonte. Por dashuria, pasioni, instinkti më thanë PO. Për herë të parë, me përgjegjësi totale edhe në rolin e autores, aq sa shpesh dilja pa e parë skenarin, sepse prezantimi, dashur pa dashur, kishte kaluar në prioritet të dytë (kjo, sepse ndonjëherë nuk më dilte koha për ta bërë aq perfekt sa dëshiroja çdo sekondë që do ndaja me ju në 110 minuta emision dhe deri në minutën e fundit para se të dilja në skenë, i kushtoja rëndësi edhe detajit më të vogël. Këtë herë koha për të përsëritur skenarin, për të menduar me orë ç’do vishja e si do dukesha nuk më premtonte.)
Mund të them që ka qenë emisioni më i vështirë që kam bërë. 6 të ftuar të njohur. 17 rubrika, 11 lojëra, 6 sfida nga një emision në tjetrin, të gjitha këto të ndryshuara, secila e projektuar dhe e menduar me detaje për çdo të ftuar. I kushtova 4 muaj kohen time të plotë, 24 orë duke dhënë maksimumin. SHUME PUNE, shumë lodhje, shumë pak orë gjumë, me qëllimin e vetëm.. për t’ia dalë. Nga mijëra mesazhe, komente, nga gjithë dashuria e mbështetja që kam marrë nga ju gjatë gjithë kësaj periudhe e sidomos këto ditë që nga momenti i përfundimit të emisionit.. Sot, mund ta them me gojën plot – IA DOLA. Fjala “Faleminderit” ndonjëherë nuk mjafton për t’ju shprehur mirënjohjen time të gjithëve ju që jeni me mua në çdo hap timin e besoni fort tek unë.
Gjëra të bukura po vijnë…”, shkruan Luana.