KreuCelebrity

Ermalin apo Arbanën? Gara e fortë e së shtunës!

Duket se dita e shtunë do të jetë gjithmonë një garë! Për muaj të tërë kemi parë e kemi ndjekur një konkurrencë të fortë mes Luanës me emisionin e saj “Shiko kush Luan” dhe Ermal Mamaqit me “Xing”. Një konkurrencë e marrë me sportivitet nga të dyja palët, ndërsa nga dita e sotme, pas përfundimit të “Shiko kush Luan”, jemi sërish në hall e na mundon pyetja “kë të ndjekim”? E kjo sepse moderatorja mjaft e dashur për të gjithë, Arbana Osmani rikthehet sërish në ekran me sezonin e dytë të programit “Dua të të bëj të lumtur”.

Një projekt për të cilin moderatorja ka kohë që punon, ndërsa herë pas here na ka zbuluar edhe momente të vogla nga xhirimet, duke na treguar  edhe disa nga personazhet që do të jenë të ftuar. Bëhet fjalë për aktorin e madh Robert Ndrenika,  aktorin e njohur Rikard Larja dhe ish-kapitenin Lorik Cana. Të gjithë personazhe shumë të dashur, e ndërsa shtojmë këtu faktin që Ndrenika, një nga kolosët e filmit shqiptarë, ka vite që nuk del në asnjë ekran, kurioziteti për të ndjekur “Dua të të bëj të lumtur” është mjaft i madh.

Por nuk mbetet aspak mbrapa as “Xing me Ermalin”. Që pas kthimit të saj në Shqipëri, prezantimit të albumit të ri, këngëtarja Elvana Gjata është bërë personazhi më i përfolur nëpër portale. Ka kohë që ajo nuk është pjesë e një interviste televizive e jemi të bindur që ka kaq shumë për të thënë, prandaj zgjedhja bëhet shumë e vështirë.  Një përballje e vërtetë “titanësh” mbrëmjen e sotme!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF