Adelina Tahiri ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, pasi brenda një periudhe shumë të shkurtër na prezantoi të dashurin e saj, u fejua, u martua, madje edhe është në pritje të fëmijës së parë.
Pasi na njoftoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se kishte pranuar propozimin për martesë, të gjithë u bëmë shumë kureshtarë për të mësuar se cili ishte ai djalë fatlum. Nga unaza e martesës, me gurë diamante dhe propozimi në Vjenë e kuptuam që ishte një njeri i pasur dhe që e dashuron shumë këngëtaren simpatike.
Fillimish u përfol se ishte biznesmeni rus Sergej Samsonenko, partneri i Adelinës, por kjo u mohua menjëherë nga vetë këngëtarja. Më pas u raportua se djali fatlum ishte Serjoza Markov, avokati më i pasur në Maqedoni dhe lajmi u konfirmua më pas pas nga vetë Adelina.
Adelina është në pritje të fëmijës së parë me avokatin Serjoza, e ndërsa vëllai i këngëtares na ka zbuluar edhe gjininë e bebit: është djalë.
Sa fatlum djali i Adelinës: me Gucci ende pa lindur…



















