KreuCelebrity

Bjordi flet për herë të parë pas ndarjes nga jeta të Adelajdës!

Lajmi i vdekjes së Adelajda Xhamanit tronditi të gjithë vendit.

Të gjithë kemi njohur në reality show ‘Big Brother’ si ajo vajza që vinte nga fshati, nga një vend me një mentalitet të ndrydhur, e cila luftoi shumë fortë që të bënte ndryshimin për të mirën e saj, por duke përcuar edhe një mesazh të rëndësishëm për të gjithë vajzat e tjera.

Mes mesazheve të shumta për vdekjen e saj, ishte edhe ai Bjodrit, partnerit të saj për shumë vite. Pothuajse të gjithë e prisnim një mesazh nga ai, por për shumë persona u lexua si një dedikim shumë falco, aspak i ndjerë, i bërë thjesht për vëmendje. Kjo gjë e acaroi shumë Bjordin, duke bërë edhe një mesazh të dytë, si një kundërpërgjigje për të gjithë.

Në intervistat që ka pasur më pas, ka refuzuar të flaës për humbjen e Adelajdës, e ndërsa tani që ka kaluar pak kohë ai ka rrëfyer për në një emision radiofonik se sa keq e ka përjetuar ndarjen e saj nga jeta.

“Është një person që mungon, edhe…nuk ka shumë për të thënë, të gjithë e dinë sa kam ndikuar unë tek jeta e saj dhe ajo tek jeta ime. Kemi jetuar një periudhë shumë të veçantë së bashku, kemi ndarë shumë gjëra bashkë dhe kjo më bëri të empatizoja (ndieja) shumë për këtë njeri. Mund të them që e njihja më shumë se çdo njeri tjetër dhe kjo më bëri shumë keq, nuk e prisja që do reagoja kaq keq… Mund të kërkoj dhe pak ndjesë për atë moment…është pak situatë e vështirë, unë isha shumë i ngarkuar në atë moment”, sqaron Bjordi.

“Kush më njeh e di që me rrjetet sociale nuk kam një marrëdhënie të mirë, pra nuk më pëlqen të ekspozohem dhe nuk i ve peshë fjalëve të njerëzve, se derisa i lexon janë vetëm gërma në një ekran dhe nuk janë asnjeri në jetën tënde. Në atë moment, përveç trishtimit isha dhe shumë i nevrikosur dhe kur u akumuluan shumë fjalë nga shumë njerëz desha të kapja një person dhe të shfryja nervat me atë gjë”, u shpreh ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF