Në sloganin e përgatitur për 10-vjetorin e pavarsisë së Kosovës, “Bac,çikat na e zbardhën ftyrën”, ajo që ra në sy të gjithëve, e për të cilin u diskutua shumë ditën e djeshme, ishte mungesa e këngëtares Era Istrefi. Pjesë e sloganit ishin vetëm Rita Ora, Dua Lipa dhe xhudistja Majlinda Kelmendi. E kjo gjë shkaktoi reagim të shumta në rrjetet sociale.
Në mbrojtje të Erës doli këngëtari Labinot Tahiri, i cili e konsideroi atë një “yll”, ndërsa nuk mungoi edhe reagimi i nënës së këngëtares duke shprehur indinjatën e saj për përjashtimin e së bijës, të cilën e konsideroi edhe më të famshme se sa Rita e Dua.
E së fundmi ka qenë vetë Era ajo e cila ka komentuar rreth kësaj çështje. Ajo ka krijuar një tjetër slogan, në të cilin shkruan: ““Bac, gjuha shqipe po dëgjohet nëpër botë”. Nëpërmjet kësaj Era ka lënë të kuptohet qartë se ndryshe nga Rita dhe Dua, të cilat këndojnë në gjuhën angleze, ajo ka përçuar në botë gjuhën shqiptare.



















