Janë një ndër çiftet më të përfolur të shoubizit shqiptar. Të përfolur herë pas here për ndarje, na duhet të mbajmë sytë nga profilet e tyre në rrjetet sociale për të marrë ndonjë shenjë mbi të vërtetën. Dhe gjithmonë ndodh e njejta gjë: Nora dhe Roberti publikojnë ndonjë foto së bashku, për të treguar tërthorazi se gjithçka mbetet në rang thashethemesh.
Roberti ka qenë i ftuar në “Why Not”, e nuk mund të mos ngacmohej lidhur me një dukuri të tillë. Pyetur se çfarë do të bënte në rast se ndahej nga Nora, Berisha është përgjigjur: “Do dilja live në Instagram dhe do thoja që jemi më bashkë. Nuk jam as i pari, as i fundit. Jemi ndarë.” Por, a do të thotë kjo se Roberti e ka të lehtë divorcin nga Istrefi?!
“Vetëm ndarja më ndan nga Nora Istrefi”, është përgjigjur Berisha, duke vijuar më tej, “Unë jam shumë i lumtur. Nëse më lë ajo është punë tjetër.” Eh, dhe Nora na kishte tregusr sa romantik e ka bashkëshortin…! Mesa duket, Roberti fitoi edhe ca fansa më shumë pas kësaj interviste.



















