KreuCelebrity

Në pritje të fëmijës së dytë, Ami tregon përjetimet e shtatzënisë dhe detaje për emrin e vajzës

Teksa pritjes së ëmbël po i vjen fundi, moderatorja e njohur Amarda Toska ka folur rreth përjetimeve të pritjes së fëmijës së saj të dytë. Në një intervistë për “Jo vetëm modë” Ami u shpreh se shtatzënia kishte shkuar shumë qetë dhe po shijon e lumtur momentet e fundit, deri sa të njihet me fytyrën e bukur të të voglës së saj.

“Shtatzënia më ka shkuar shumë mirë, kur u nis në fillim e shihja si rrugëtim të gjatë dhe tani që po i vjen fundi them sa shpejt kaloi dhe dua t’i shijoj edhe këto momente të fundit. Luhatje humori dhe neps nuk kam patur. Nepsi besoj ka qenë në kohën e prindërve tanë kur mungonin shumë gjëra”, tha moderatorja.

Sa i përket emrit të vajzës, Ami tha se nuk kanë vendosur ende, por sigurisht që i kanë disa emra të preferuar. “Lidhur me emrin e vajzës nuk kemi vendosur ende, kemi disa emra të preferuar por nuk dua t’i them sepse duket sikur e shpall pastaj. Djalit ia kemi vendosur më herët, ndërsa me vajzën akoma s’na e ka bërë klik emri i duhur”, tregon Ami.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF