Dita e djeshme shënoi nisjen e edicionit të dytë të “Dua të të bëj të lumtur”, format për të cilin kemi dëgjuar që në muajin dhjetor. Arbana si gjithmonë tregoi angazhimin maksimal para startimit të këtij rrugëtimi, duke premtuar plot surpriza dhe risi. Duke qenë se ishte një e shtunë e mbarë për Osmanin, Xhemi, së bashku me një tjetër mikeshë, kishin vendosur ta surprizonin Arbanën.
Moderatorja ka postuar një video, ku shihet se është surprizuar jo pak. Edhe pse në restorant për të darkuar, stafi i lokalit ka sjellë një buqetë me lule dhe një tjetër kompozim me trëndafil, si dhuratë nga mikeshat. “Për mua?! Sa të mira që jeni!”, dëgjohet duke thënë Arbana, ndërsa tërthorazi i ka zbuluar një të vërtetë Xhemit…
Dedikimi poshtë postimit të lë të kuptosh se Shehu i është rikthyer Instagramit, por këtë herë jo me adresën e saj të mëparshme. Ajo ka hapur një llogari të re, ku ndiqet nga shumë pak fansa, ndërsa ende nuk ka postuar asnjë foto apo video. Si gjithmonë, plot mister Xhemi lidhur me marrëdhënien me rrjetet sociale, ashtu sikurse Arbana është e vendosur të mos heqë dorë nga ngacmimet ndaj shoqes lidhur në këtë pikë. Epo, mike të ngushta!



















