Blero dhe Afrona janë një ndër çiftet më të preferuara të shoëbizit shqiptar dhe duhet thënë ndër të paktën që ia shprehin shumë dashurinë njëri-tjetrit në rrjetet sociale.
Çifti herë pas herë është vendosur në qendër të vëmendjes për fotot shumë artistike, për dedikimet e dashurisë, apo për udhëtimet në destinacionet më ekzotike, por kësaj rradhe ata duket se ka vendosur që të jetojnë bashkë dhe kanë blerë një shtëpi.
Nuk është një shtëpi e zakonshme, një apartament apo një shtëpi private e mjaftueshme për dy veta përkundrazi. Prive. Al shkruan se Blero dhe Afrona janë bërë pronarë të një shtëpie plot 275 metër katrorësh në periferi të Prishtinës e cila ka kushtuar 350 mijë euro. Si për ta kompletuar shtëpinë e ëndrrave, ata kanë vendosur që mobiljet t’i blejnë në Europë.
Epo urime çiftit: ta gëzoni dhe ta shijoni përgjithmonë bashkë.