Simon Cowell është një nga emrat më të njohur në botën e muzikës, ku është autori i disa emisioneve për zbulimin e talenteve por gjithashtu edhe emri i cili i ka dhënë muzikës disa nga emrat më të mëdhënj të muzikës gjatë viteve të fundit.
Por Simon është edhe një njeri me zemër shumë të madhe. Më herët ai dhuroi 25 mijë paund për të mundësuar kurmin e një djali të vogël i cili vuante nga kanceri, ndërsa tashmë ka mundësuar që ai të merrte pjesë në festën e ditëlindjes së djalit të tij. Vogëlushi i cili quhet Kian, vuan nga një lloj kanceri i rrallë, neuroblastoma, e ndërkohë që Kian luante me djalin e Simon, Eric, nëna e tij ka zbuluar se si erdhi ftesa për të marrë pjesë në festën e ditëlindjes në Londër.
Dy ditë më parë morëm mesazh nëse donim të shkonim në festën e tij. Simoni pagoi për udhëtimin tonë. Kemi ardhur në një hotel vërtetë luksoz me makinë tip Jaguar. Kian është i dashuruar”, ka treguar nëna e vogëlushit.
Kian dhe familja e tij jetojnë në Northumberland, nga ku udhëtuan për të shijuar festën e madhe në Londër ku Eric mbushte 4 vjeç. Edhe njëherë Simonn tregoi se pavarësisht rreptësisë që shfaq kur është në juri, ai ka një zemër të madhe.