U bënë disa vite tashmë që Julian Deda është larguar nga spektakli i humorit “Portokalli”. Që nga ajo kohë, sidomos së fundmi, aktori ka bërë jo pak deklarata kundrejt regjisorit Altin Basha në veçanti. Gjithçka, lidhur me largimin e një pjese të mirë të artistëve nga ky format.
I ftuar në “Një kat më lart”, Deda ka folur edhe një herë lidhur me këtë çështje. “Unë kam bërë një pyetje. Nga ajo kohë e deri tani kanë ikur kaq aktorë. E kanë fajin ata apo ke faj dhe ti. Ende nuk kam marrë një përgjigje”, ka thënë Juli, ndërsa nuk e ka lënë me kaq. Moderatori Ermal Peçi e ka ngacmuar edhe më tej duke e pyetur nëse këtë përgjigje e pret nga Altin Basha apo jo. Deda, me ironi është përgjigjur: “Po si mund ta pres nga ai!”
Mesa duket, është një ‘betejë’ që do të mbetet e hapur, të paktën dhe për ca kohë…



















