KreuCelebrity

Një dedikim emocionues, nga Tuna, për Tianin… Ja fjalët e ëmbla të këngëtares për të birin!

Momentalisht, mund ta themi me bindje se ka dy meshkuj në jetën e Tunës, që këngëtarja i konsideron dashuritë më të mëdha: Tiani dhe Patrisi. Dëgjuam shumë për marrëdhënien e saj me këtë të fundit, edhe pse gjithmonë çifti na vërtetoi se janë më të bashkuar se kurrë. Fotot e Tianit nuk mungojnë në profilet e tyre, ndërsa këtë hera, Tuna i ka dedikuar një frazë shumë emocionuese të birit.

Katër imazheve të reja, që na tregojnë sa është rritur Tiani, i bashkangjiten edhe këto fjalë: “Nga gjithçka që më kanë mbajtur duart, më i miri deri më tani je ti…” Këngëtarja po e shijon së shumti një periudhë të tillë, madje disa ditë më parë ajo postoi një video në Instagram, ku dëshmonte se Tiani tashmë po përpiqej të hidhte hapat e parë. Setet fotografike të djaloshit të Tunës dhe Patrisit nuk aknë munguar asnjëherë, madje që tani Tiani ka një profil personal në rrjetet sociale.

Të njejtin përkushtim e kemi parë edhe nga Patrisi, i cili nuk harron të ndajë me ndjekësit imazhe të të birit. Një dëshmi tjetër, që çifti po shijojnë çdo sekond të marrëdhënies mes tyre!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF