E shtuna në mbrëmje karakterizohet nga një konkurrencë shumë e lartë mes televizioneve, me programet argëtuese.
Në TV Klan është Ermal Mamaqi me emisionin e tij ‘Xing me Ermalin’, Vizion Plus me ‘Al Pazar’ e ndërsa në ekranin e Top Channel pas përfundimit të ‘Shiko Kush Luan’, nisi ‘Dua të të bëj të lumtur’. Një konkurrencë shumë e fortë jo vetëm të emisioneve, por edhe moderatorëve mes njëri-tjetrit: Arbana, Ermali dhe Agron Llakaj.
Po cili ia doli që të ishte “mbret i mbrëmjes”. Bazuar tek të dhënat nga ABACUS, ‘Dua të të bëj të lumtur’ në Top Channel ishte emisioni më i shikuar, i ndjekur nga ‘Al Pazar’ në Vizion Plus dhe i treti në radhë, Ermal Mamaqi me ‘Xing me Ermalin’, konkretisht 21.4%, 19.4% 15.8% audiencë.