Koleksioni i ri Pranverë/Verë 2018 nga VALENTINO vjen bujshëm si gjithmonë, e kujdes i veçantë nuk mund të mos tregohej për skesorët. Në rast se Instagrami ju mbushet me çantat VLTN të fashionisteve, atëherë meritat duhet t’ia jepni pikërisht një prej emrave më të dashur në industrinë e modës. Formati i vogël, sjellë në të bardhë ose të zezë, pikërisht me mbishkrimin VLTN përsipër, nuk mund të themi se vjen lehtësisht i disonueshëm për çdokënd…
E kjo, falë çmimit të kushtueshëm. Në rast se jeni të apasionuar pas këtij aksesori, dhe keni 2.900 dollarë mënjanë, atëhere mos prisni më gjatë për të porositur çantën e Valentino-s. Nuk und të themi se e kemi parë shumë në rrjetet sociale, sidomos tek vajzat shqiptare. Por, ja që njëra prej tyre nuk lë t’i shpëtojnë tendencat më të fundit. Kështu, e kemi cilësuar si një ndër të famshmet që tërheq më shumë vëmendjen ndër radhët e personazheve shqiptarë.
Bëhet fjalë për Lori Hoxhën, e cila është parë disa herë duke kombinuar veshjen me aksesorin VLTN. Lori ka zgjedhur versionin e bardhë, ndërsa shihet se është ndër të preferuarit e saj kohët e fundit. Me pellice apo xhinse, kjo është zgjedhja më e re e trashëgimtares së Top Channel, e cila njihet për dashurinë e saj për markat luksoze. Nga ana tjetër, Lori është komentuar disa herë edhe për veshje shumë të lira, të cilat nuk i kalojn 100 dollarët. Por si gjithmonë, stili është ai që bën diferencën…
Si ju duket zgjedhja e Hoxhës në këtë rast?