KreuCelebrity

Kim dhe Kylie pëlqejnë foton e këngëtares shqiptare në Instagram

Familja Kardashian/ Jenner është një ndër familjet më me influencë në Amerikë, por jo vetëm…kudo në botë. Një model flokësh, një stil veshje apo stil make up kthehet menjëherë në trend sapo vishet nga Kim, Kylie, Kendall dhe ndoshta më pak nga Khloe apo Kourtney.

Ato i shohim çdo ditë në media online, në rrjetet sociale, në ekran dhe herë pas here na krijohet përshtypja se janë disa qenie jashtëtokësore, të paarritshme. Por sigurisht që nuk është aspak kështu. Nisur nga fakti që janë femra me shumë ndikim, pasuri, famë, edhe një ‘like’ në foton tonë merret si një “arritje e madhe”, ndonëse në rrethana të tjera nuk do të kishte ndodhur kështu.

Kim dhe Kylie kanë pëlqyer foton e këngëtares shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj, make up-i i së cilës është bërë nga Ariel, grimieri personal i Kylie. Duhet thënë që fotoja është postuar nga ky i fundit në profilin e tij në Instagram, dhe produket e kozmetikës kanë qenë të familjes Kardashian.


Këtë gjë e ka vënë me tëper në dukje, Beatrix Ramosaj, e cila ka postuar në e saj, bashkangjitur së cilës ka vendosur dnjë emoji të një “mbretërorese” dhe zemra.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF