Jennifer Lawrence po bëhet gati për një ndryshim të madh vitin e ardhshëm. Aktorja, fituese e shumë çmimeve, nuk do të punojë më për asnjë film të ri. Në ven dt kësaj, Lawrence po planifikon të përqëndrohet në politikë, ndërsa tha se do të përpiqet të angazhojë më shumë të rinj.
Në një intervistë, teksa promovohej filmi i saj më i fundit, Red Sparrow”, aktorja tha: “Dua të bëj pushim për disa kohë. Kam dëshirë të jem pjesë e organizatave që ndihmojnë të rinjtë në politikë. Unë nuk do të jem pjesë e ndonjë partie, por do të bëj të pamundurën që të luftoj korrupsionin dhe për të rregulluar demokracinë në vend”.
Nuk është hera e parë që aktorja shpreh dëshirën e saj për t’u larguar, ndërsa aktualisht ajo është anëtare bordi në organizatën jofitimprurëse “Represent.Us” dhe aktualisht merret me çështje si barazia gjinore.

E bukur si Angelina Jolie!












Lori Hoxha shfaqet shumë ndryshe


Aniston dhe Brad Pit sërish bashkë?




