KreuCelebrity

Ermal Mamaqi e “sulmon” në emision, ja si i kthehet ish-konkurrenti i “Etheve”

Debutimi i parë i këngëtares Elvana Gjata ishte ai tek “Ethet e së premtes mbrëma”. Atëhere vetëm 15-vjeçe, Elvana e pranoi edhe vetë se asokohe zëri i saj nuk ka qenë i formuar plotësisht, e për këtë nuk ka asnjë hatër mbetje pas skualifikimit të saj nga gara. Ajo ishte përballë Besmir Metanit, i cili sot bashkë drejton emisionit e mëngjesit në Ora neës, dhe ishte ky i fundit që fitoi.

E ftuar të shtunën e kaluar në “Xing me Ermalin”, teksa kujtonin këtë moment, Ermali duket se u “irritua” nga fakti që ishte zgjedhur Besmiri në vend të Elvanës atë kohë, e për këtë e përmendi shumë herë emrin e moderatorit. Sigurisht që Besmiri e ka marrë me sportivitet këtë çështje, pasi edhe vetë Ermali tha në fund se ata janë shokë, por pavarësisht kësaj, e ka menduar të përshtatshme për t’i kthyer atij një përgjigje.

A post shared by Besmir Metani (@besmirmetani) on

“Fiks 15 vite më parë në shkurt e ti je e bukur njësoj si atëherë! Të uroj shumë suksese kudo që të jesh @ermalmamaqiofficial nuk hoqën Elvanën për të më lënë mua, ishte strategjia e Atij që të na spostonte ne që kishim më shumë vota se sa gjithë pjesa tjetër e grupit që të përgatiste rrugën për çfarë kishte planifikuar ay  edhe mos te te duket çudi që kam pasur me shumë vota se 6 të tjeret bashk. E sa per zërin tim o zoti këngetar un sdi si te marrin kompjuterat persiper ty”, ka shkruar Besmiri.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF