Një ndër lajmet më të trishtueshme të ditëve të fundit ishte aksidenti i rëndë i ndodhur në aksin Shkodër-Velipojë, ku si pasojë humbën jetën babai, së bashku me djalin dhe njërën prej bijave, ndonëse mamaja dhe vajza tjetër e familjes janë ende në spital në gjendje të rëndë, duke luftuar për jetën. Një ngjarje e tillë mbushi jo vetëm kronikat e edicioneve informative, por edhe rrjetet sociale, ashtu sikurse pamjet nuk ishin aspak të lehta për t’u parë. Nisur nga kjo ndodhi e fundit, një mesazh prekës në Facebook ka lënë edhe Ardit Gjebrea, i cili ka gjetur pak nga koha e tij për të shkruar disa rresht lidhur me aksidentin.
“…Çfarë dhmbje ndjeva! Gjysmohet një familje me rrezikun të shuhet fare!”, ka shkruar fillimisht Gjebrea, duke sqaruar më parë se për lajmin kishte mësuar jo më larg se ditën e djeshme. Si një njeri besimtar, Arditi është kujdesur të shprehë edhe disa lutje për familjen në fjalë: “Nuk i njoh, por fort po lutem: Prehuni në paqe dhe Zot, shpëtoje vajzën me nënën!” Komentet në solidaritet me ngjarjen e ndodhur kanë qenë të shumta, ndërsa nuk surprizohemi nga ky reagim i ardhur nga Gjebrea.
Duke qenë se ‘E Diela Shqiptare’ është një emision i mbushur me rubrika lidhur me problemet jetësore dhe sociale të njerëzve, është e natyrshme që Arditi të prekej nga një histori e tillë…






E bukur si Angelina Jolie!












Lori Hoxha shfaqet shumë ndryshe

