Një vëmendje jo pak të madhe këtë vit kanë marrë edhe bebet VIP që kanë ardhur në jetë. Më poshtë do t’ju sjellim një listë me të gjithë bebet VIP që kanë lindur në 2018, duke nisur që nga Chicago e deri tek Stormi i Kylie Jenner.
Adam Levine and Behati Prinsloo
Çifti u bë prindër për herë të dytë në muajin shkurt me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Geo Grace.
Michael dhe Nicole Phelps
Notari Olimpik Michael Phelps dhe bashkëshortja e tij e mirëpritën fëmijën e tyre të dytë më 12 shkurt.
Aaron dhe Lauren Paul
Aktori i ‘The Breaking Bad’ dhe bashkëshortja e tij u bënë prindër për herë të parë me një vajzë, Lauren në 8 shkurt.
Lyndsy Fonseca dhe Noah Bean
Çifti mirëpritën vajzën e tyre Greta Lilia Bean më 2 shkurt. “Zemrat tona janë duke shpërthyer. Unë jam më në fund mama” shkruante Lyndsy në Instagram.
Lin-Manuel Miranda dhe Vanessa Nadal
Legjenda e Broadway njoftoi lindjen e fëmijës së tij të dytë, Fransisco Miranda, në Twitter më 2 shkurt.
Kylie Jenner dhe Travis Scott
Pas shumë dyshimesh, nëse ishte shtatzënë apo jo, Kylie Jenner konfirmoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se ka sjellë në jetë vajzën e saj të parë, Stormi.
Jamie-Lynn Sigler dhe Cutter Dykstra
Çifti u bë prindër për herë të dytë me një djalë, Jack Adam Dykstra, më 15 janar. Jamie-Lynn njoftoi lajmin në një postim të Instagram të 16 janarit.
Kim Kardashian dhe Kanye West
Ylli i ‘Keeping Up With Kardashian’ dhe reperi amerikan u bënë prindër për herë të tretë nëpërmjet një nëne surrogate më 15 janar – një vajzë, e quajtur Çikago.
Sam Claflin dhe Laura Haddock
Aktorët e mirëpritën fëmijën e tyre të dytë, një vajzë, në janar. “Është një lajm shumë i bukur”, konfirmoi Sam gjatë një interviste për “The Chris Evans Show në mëngjes” të BBC Radio 2.