KreuCelebrity

Chris Brown e vërteton që nuk e ka harruar Riri-n, ja si e uron për ditëlindje!

Është një ndër këngëtaret më të dashura të moemntit, ndërsa sjellja e saj tipike prej ylli të muzikës ka bërë që emri i Rihanna-s të dëgjohet kudo. Mes shumë romancash, historish lidhjesh e ndarjesh, një ndër ato që mbeti në mendje ishte dhe marrëdhënia e artistes me Chris Brown. Një histori që përfundoi në akt dhune fizike, e nuk mund t’i harrojmë imazhet e Riri-t me fytyrën me shenja.

U prit se Rihanna do ta mbante këtë si ‘pishtar’ për të kujtuar dhunën e ushtruar ndaj saj, por në fakt ndodhi krejt e kundërta. Madje, rreth një vit më pas, u përfol se çifti po frekuentoheshin sërish, edhe pse nuk pati asgjë konkrete. Shumë herë është përfolur se reperi nuk e ka harruar Riri-n, dhe mesa duket gjesti më i fundit nga ana e tij e ka vërtetuar më së miri diçka të tillë.

Sot, Rihanna feston 30-vjetorin, dhe urimet nga ndjekësit kanë ardhur që në orët e para të ditës. Por, më i veçanti vjen nga Chris. Ai ka postuar një foto të këngëtares në moshë fare të vogël, me dedikimin klasik: “Gëzuar ditëlindjen!” Një përkujdesje e tillë tregon më së miri se Brown ka ende ndjenja për Riri-n, ndërsa me aktivitetin e kësaj të fundit me miliarderin arab, vështirë se mund të themi të njejtën gjë lidhur me Rihanna-n. Eh, romanca…!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF