Çizmet mbi gju janë cilësuar si më praktiket për t’u veshur gjatë dimrit. Lehtësisht të kombinueshme me fustane, me pulovra leshi, me xhinse e që ju bëjnë të dukeni “in” edhe në dimër, ku mundësia për t’u dukur bukur në këtë sezon është më e vogël, për shkak të temperaturave të ulëta.
Duket se këtë truk praktik e ka kuptuar shumë mirë modelja dhe këngëtarja shqiptare Afërdita Dreshaj. Nëse do t’i hidhnim një sy profilit të saj në Instagram do të shihnim kombinime të ndryshme të çizmeve të gjata, ku ju mund të merrni edhe një ide, por gjithashtu duket të keni parasysh që ato ju tregojnë më elegante dhe më të gjatë nga ç’mund të jeni jeni me të vërtetë (ndonëse Afërdita nuk ka shumë nevojë).
Atë mund ta quajmë pa frikë ‘mbretëreshën e çizmeve të gjata mbi gju’.