Këngëtari shqiptar Ermal Meta i cili është duke pritur të nis turin e tij më 28 prill, tashmë ka njohur një tjetër sukses në karrierën e tij.
Bëhet fjalë për këngën me të cilën ai fitoi Sanremon “Non mi avete fatto niente”, e cila tashmë mban vendin e parë në top listat muzikore në Itali dhe vazhdon të mbetet kënga e preferuar në radio.
Ndërkohë edhe albumi i tij i tretë “Non abbiamo armmi” është duke u ngjitur shumë shpejt në kalsifikimet muzikore pas fitores së tij në Sanremo.
Këngëtari është shprehur i kënaqur me suksesin e arritur ndërkohë që kënga e cila do ta ccojë atë në Eurovizion mban vendin e parë në Itunes dhe kryeson listën e 50 hiteve të momentit në shtetin fqinj.



















