KreuCelebrity

Fustanin që veshi në ‘Xing me Ermalin’ ia kishim parë Elvanës edhe diku tjetër

Pas një mungese të gjatë, prej më shumë se dy vitesh, Elvana Gjata u rikthye fuqishëm për publikun shqiptar ku publikoi një mini album me 6 këngë të reja, të cilat u shndërruan në hite dhe arritën të grumbullojnë mijëra klikime në Youtube brenda pak orësh.

Bashkangjitur me minialbumin, Elvana solli edhe një dokumentar të shkurtër rreth 15 minuta për koncertin që mbajti për ditëlindjen e saj, më tre shkurt, ku na tregoi më tepër për prapaskenat, si lindi ideja e një bashkëpunimi me Pirro Çakon, bashkëpunim i cili jo vetëm nga ne, por edhe nga vetë këngëtarët shihej paksa i çuditshëm, raportin me familjen, miqtë.

Atë nuk e kemi parë shpesh në intervista, por si për të “vulosur” rikthimin e saj në Shqipëri, Elvanën e pamë ndryshe teksa ishte e ftuar në ‘Xing me Ermalin’, tek miku i saj i vjetër. E pamë në rolin e aktores, nën petkun e një vajze shtëpie, na rrëfeu fillimet e saj të vështira në karrierë, e ndërsa performoi edhe një herë 2 nga hitet e saj, për të gjithë ata që nuk kishin pasur mundësi për të qenë të pranishëm në koncertin e saj. Mirëpo ajo çfarë na tërhoqi vëmendje ishte fustani i saj, glamuroz, i zi, me disa detaji të florinjta në pjesën e sipërme të tij, të cilin nuk po e shihnim për herë të parë.

Ne nuk jemi perfekt???

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Atë ia kishim parë veshur edhe në dokumentarin e saj “3”, vetëm se këtu e ka të shoqëruar me një bisht të gjatë nga pas.

@valdrinsahitiofficial Masterpiece

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Me siguri kjo ka qenë një zgjedhje e mirëmenduar nga këngëtarja, për të mbajtur të njëjtën linjë edhe në performancën e saj për publikun e gjerë ashtu sikurse edhe në koncert.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF