KreuCelebrity

Jo vetëm Rita, por edhe Sia do të ketë një këngë të saj kolonë zanore në një film

Ajo është një nga këngëtaret që ka bërë më shumë bujë me stilin e saj të veçantë që prezantohet në skenë, por edhe me vokalin e saj të cili janë të shumë kompozitorët që e cilësojnë si një nga më të rrallët.

E kemi fjalën për këngëtaren Sia, e cila tashmë ka bërë të ditur se kënga e saj e re “Magic” do të jetë kolona zanore e filmit të ri të Disney, “A Ërinkle in Time”.

Këtë e ka bëtë të ditur vetë këngëtarja australiane nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ndërkohë që premiera e filmit me shumë mundësi do të jetë edhe premiera e këngës së re të Sia.

“Kënga e re ‘Magic’ e Sias do të jetë kolona zanore për filmin e Disneyt ‘A Ërinkle in Time’! Shikoni filmin dhe merreni albumin në mënyrë digjitale më 9 mars. Ekipi i Sias”, ka shkruar këngëtarja

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF