KreuCelebrity

Të kesh kunatë është fat, të paktën kështu ndjehen Juliana Pasha dhe Miranda Dupi!

Ndonjëherë marrëdhënia mes kunatave nuk është ajo më e mira, e jo në pak raste kemi dëgjuar edhe për konflikte mes tyre. por sigurisht që ky nuk është rasti i Juliana Pashës dhe Miranda Dupit. Prej 10 vitesh kunata, këngëtarja dhe kuratorja e imazhit, të ftuara në emisionin “Rudina” të Rudina Magjistarit, kanë folur më shumë për miqësinë me njëra-tjetrën.

Juliana tregon se është Miranda ajo që kujdeset për llok-un e saj, ndërsa shton se ato janë gjatë të gjithë kohës bashkë. “Sa herë që unë marr një ftesë për në një program apo në një spektakël Miranda është e para së cilës i telefonoj. Ne jemi kunata, por kemi një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën. Që ditën e parë që jemi takuar kemi pasur marrëdhënie shumë të mirë. Ne jemi gjatë gjithë kohës bashkë dhe bashkëshortët tanë janë gjithë kohën bashkë”, tregon këngëtarja.

Ndërsa Miranda tregon se kunata e saj ka një stil disi ndryshe, por pas kaq vitesh njohje ajo e di gjithmonë se çfarë i përshtatet më shumë këngëtares. “Juliana fillimisht më tregon se ku do të shkojë dhe ne bashkëpunojmë. Ajo ka edhe gusto vetë dhe unë ia përshtas veshjen me eventin dhe tipin e saj. Juliana ka stil rrok, por bëhet edhe e brishtë, bëhet sipas këngës, por në përgjithësi është e fortë dhe potente”, thotë Dupi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF