KreuCelebrity

Këngëtarja shqiptare më në fund konfirmon shtatzëninë dhe gjininë e fëmijës!

Para pak javësh u mësua për martesën e Adelina Tahirit me avokatin e njohur maqedonas, ndërsa fill pas kësaj filluan të qarkullonin fjalët për një shtatzëni të mundshme. Me aq sa u kuptua, ky nuk ishte një thashethem, por lajm i vërtetë, edhe pse sot këngëtarja e ka konfirmuar zyrtarisht pritjen e ëmbël. Dhe, ajo nuk e ka lënë surprizën vetëm me kaq.

https://www.instagram.com/p/BfMMHAKFCGQ/

Me një tufë tullumbacesh në dorë, bardh e blu, me figurën e një djali, Adelina ka postuar këto imazhe në profilin e saj në Instagram. “Është djal!”, ka shkruar ajo, dhe urimet nga ndjekësit kanë qenë të menjëhershme. Gjithçka që kemi mësuar deri më tani, nga romanca me bashkëshortin, e deri tek pritja e ëmbël duket se ka ardhur krejt papritur, ashtu sikurse ka ecur me ritme shumë të shpejta.

https://www.instagram.com/p/Bfdju1GFfvz/

Tahiri së fundmi është komentuar për jetën luksoze, udhëtimet e shpeshta dhe veshjet firmato që ekspozon në rrjetet sociale. Tashmë, gëzimit të çiftit duket se i është shtuar edhe një dashuri e dytë. Urime!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF