KreuCelebrity

Lori poston foton e radhës, Sara e ngacmon për një detaj në veçanti!

Shohim shpesh foto të postuara nga Lori, ndërsa pothuajse gjithmonë shfaqet me veshje të ndryshme. Tërheq vëmendjen jo vetëm me kombinimet, por edhe me markat e shtrenjta që zgjedh herë pas here, e për këtë është shkruar shumë pak. Çfarë dallon më së shumti tek lori, është edhe ‘zakoni’ i saj për të mos cilësuar emrat e firmave që mban veshur, gjë që e dallon nga ajo çka blogeret bëjnë rregullisht.

Por, këtë herë Hoxha e ka thyer këtë rregull, e jo më kot. Veshur me një ‘body’ gjysmë-transparent të zi, xhinse dhe taka, Lori ka shkruar poshtë imazhit të postuar: “Varëset nga @shopdiso dhe emrat e tjerë të cilësuar, për të gjithë ata që pyetën”. Me pak fjalë, kërkesat e shumta të ndjekësve e kanë shtyrë trashëgimtaren e Top Channel të tregojë pak më shumë lidhur me kombinimin e zgjedhur. Por, si gjithmonë ka qenë Sara ajo që ka tërhequr vëmendjen me komente.

“Në fakt, mendjen te varëset e kemi”, ka shkruar ajo me humor, duke i vënë në dukje së motrës dekoltenë e ekspozuar më shumë se zakonisht. Nuk është hera e parë që shohim të tilla shaka nga Sara, e cila duket se nuk lë rast pa parë postimet më të fundit të Lorit. Marrëdhënie tipike prej motrash…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF