Ndarja e një çfti është gjithmonë një nga gjërat që përjetohen më keq, jo vetëm pre personave që kanë qenë së bashku por edhe rrethit të tyre shoqërore. E njëjta gjë i ka ndodhur edhe Ashton Kutcher pas ndarjes nga Demi Moore. Në një intervistë aktori i njohur i komendisë ka folur rreth shkurorëzimit të tij duke treguar se sa e kishte prekur kjo ndarje.
“Menjëherë pasi u shkurorëzua, shkova për një javë të jetoja i vetëm në mal”, tha aktori, i cili shtoi se me vete nuk kishte marrë ushqim por vetëm një fletore, laps, ujë dhe çaj.
“Unë fillova të halucinoja ditën e dytë, e cila ishte një përvojë fantastike dhe e mrekullueshme”, tha Kutcher.I kam shkruar emrat e të gjitha vajzave në një letër dhe më pas çdo njërës i kam shkruar nga një letër”, ka shtuar Ashton.
Ashton dhe Demi u martuan në vitin 2005 dhe pas gjashtë vjetësh u shkurorëzuan përmes proceseve gjyqësore. “Unë gjithmonë do ta kujtoj për të mirë kohën që kam kaluar me Demin. Martesa është një nga gjërat më të vështira në botë dhe fatkeqësisht ndonjëherë dështon”, tha Ashton.