Këngëtarja me origjinë kosovare, Dua Lipa është zgjedhur artistja më e mirë femër në BRIt Awords 2018 në Londër. Ky ishte çmimi i parë që u nda në këtë eveniment muzikorë, ndërsa Dua ishte në konkurrencë me Paloma Faith, Kate Tempest, Jessie W are dhe Laura Marling.
Shumë e emocionuar dhe e lumtur, në fjalimin e saj Dua nuk harroi të falënderonte fansat e saj, familjen, miqtë e menaxherët të cilët, siç u shpreh këngëtarja, besuan tek ajo. “Faleminderit shumë shumë që nisët jetën time në mënyrë kaq magjike, jam aq mirënjohëse për këtë”, tha Dua.
Ishte kënga “New Rules” ajo që i dha Duas gjithë famën e merituar duke u bërë edhe e para femër që dominohej për pesë kategori si: Albumi britanik i vitit, Shpërthimi britanik, Kënga më e mirë britanike e vitit dhe Videoklipi më i mirë britanik i vitit