Menjëherë pas performancës së saj në “Grammy Awards”, u aludua në media se Rihanna është shtatzëne dhe pret fëmijën e Hassan Jameel. Pas festës së madhe që ndoqi ceremoninë e “Grammy Aëards” këngëtarja ishte para që u largua nga festa së bashku me të dashurin e saj.
Ndërkohë shumë herë Rihana është parë duke mbajtur barkun e saj me dorë, ndërkohë që edhe një shtim në peshë i këngëtares ka bërë të shtohen dyshimet për një shtatzani të mundshme të saj.
Por në një intervistë të dhënë së fundmi për tabloidin “Mirror”, 30 -vjeçarja është shprehur se as që ka ndër mend të ketë një fëmijë, të paktën jo edhe për pak kohë. Ajo shtoi se trupi i saj ndryshon peshë brenda pak ditëve për shkak se ka një sistem tretës të çrregullt.
“Një javë jam shumë e hollë dhe vesh rroba të masave ‘small’, ndërsa ditë më vonë bëj të kundërtën, por shtatzëne nuk jam” , është shprehur këngëtarja e cila ditën e kaluar festoi 30 vjetorin e saj.


Bebe Rexha thyen rekodin e Taylor Swift





Një princeshë rozë si Dua Lipa!












