KreuCelebrity

Alarm në Angli, kërcënohet me jetë Princ Harry dhe Meghan Markel

Vetëm pak ditë na ndajë nga dasma mbretërore e cila pritet të jetë një nga eventet më të rëndësishme në Britaninë e Madhe për këtë vit, por duket se gjërat nuk janë duke shkuar ashtu si pritej.

Një zarf i ardhur posaçërisht në adresë të Princ Harry dhe të fjeuarës së tij, Meghan Markel ka ngritur alarmin në pallatin mbretërorë në Angli. Zarfi përmbante një pluhur të bardhë, i cili fatmirësisht nuk rezultoi të ishte i dëmshmë.

Ndërkohë pallati mbretërorë e ka konsideruar këtë ngjarje si një kërcënim për jetën e çiftit dhe ka marrë masat e nevojshme për sa i përket ngjarjes duke shtuar sigurinë për çiftin mbretërorë.

Meghan dhe princi do të kurorëzojnë dashurinë e tyre më 19 maj dhe pritet që gjatë ceremonisë të merren masa ekstreme për sigurinë e të githëve. Me shumë mundësi dasma e vitit do të jetë një nga më të vështirat për tu realizuar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF