Janë plot tre shqiptarë ata të cilët konkurrojnë këtë vit në Eurovizion. Dhe nuk mund të themi që gara nuk është e fortë, pasi vetëm njëri prej tyre do të përfaqësojë Shqipërinë. Ermal Meta arriti të rrëmbente çmimin e parë në Sanremo, për të prezantuar Italinë së bashku me Fabrizio Moro-n në skenën e festivalit më të madh europian.
Cili do të votohet më shumë? Ka ende kohë për t’u zhvilluar gara zyrtare, por nga ana tjetër sondazhet lidhur me konkurrentët janë hapur që tani. Më i fundit, i zhvilluar në ‘Wiwibloggs’, faqja zyrtare ‘online’ e Eurovizionit, ka treguar një garë të fortë mes Metës dhe Eugent Bushpepës. Fillimisht, ishte Bushpepa ai që kryesonte në vendin e parë në datën 8 shkurt, me këngën ‘Mall’. Por, duke qenë se sondazhi ndryshon nga dita në ditë, këtë rezultat e ka përmbysur momentalisht Ermali, i cili e ka lënë Eugentin pas në vendin e katërt.
Siç edhe mund të kuptohet, këto janë thjesht përfundime të parakohshme, pasi votimi ‘online’, përveçse pritet të ndryshojë, nuk përbën as ndonjë ndryshim në rezultatet e pikëvë të marra në natën finale. Megjithatë, le të themi se kjo mjafton për të na dëshmuar se këngët e të dy shqiptarëve preferohen më shumë nga ç’e kishik imagjinuar. Suksese djemve!