KreuCelebrity

Të mrekullueshmet Hadid, së bashku në javën e modës në Milano!

Java e modës në Milano nuk mund të mos kishte në listën e të preferuarave as motrat Hadid. Ndoshta na kishin munguar, por Bella dhe Gigi janë fotografuar krah njëra-tjetrës, teksa kanë dëshmuar dhe një herë se stili nuk gjendet vetëm në pasarela. Kështu, motrat e famshme kanë sjellë në qendër të vëmendjes paraqitjen e tyre, duke i dhënë një tjetër kuptim kombinimeve më të fundit.

Bella kishte zgjedhur një xhaketë të shkurtër deri në afërsi të gjoksit, ndërsa i kishte besuar markës Fendi për pantallonat bezhë, ku në copë shihej e stamposur logo e firmës. Tjetër zgjedhje kishte bërë Gigi, e cila kishtë preferuar kombinimin e xhinsit me xhins, duke eksperimentuar deri diku me ngjyrat. Si për të mos mjaftuar kjo, 22-vjeçarja solli dhe një herë në qendër të vëmendjes aksesorin hit të sezonit që lamë pas: syzet e diellit mikro, që vijnë drejtpërdrejtë nga koleksioni i saj personal i VOGUE. Por, vajzat nuk kanë qenë në Milano thjesht për t’u argëtuar rrugëve të qytetit.

Po këtë ditë, dyshja u pa duke parakaluar në pasarelën e Moschino dhe Alberta Ferretti, për koleksionin Vjeshtë/Dimër 2018. Gjatë javës së modës në New York, motrat zbuluan sekretin e një pune të suksesshme të kryer së bashku. “Punojmë më mirë të dyja. Tashmë jemi mësuar t’i numërojmë hapat e njëra-tjetrës, kështu që nuk kemi aspak probleme”, janë shprehur motrat, duke treguar akoma dhe më shumë suportin dhe dashurinë e ndarë mes vajzave Hadid. Jo më kot quhen supermodele!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF