KreuCelebrity

Këngëtarja shqiptare e preferuar e Kleas? Ajo që korr më shumë sukses nga të tjerat!

Nuk është shumë e zakontë që personazhet të zbulojnë të preferuarin e tyre në fushën e artit, sidomos kur këta të fundit i përkasin të njejtit profil. E përkthyer shpesh si konkurrencë apo xhelozi, rrallëherë kemi dëgjuar një emër të njohur që të deklarojë se cili apo cila është  në preferencat e tij apo të saj. Këtë herë, ndër radhët e të famshmeve shqiptare, ka qenë Klea Huta ajo që ka shprehur hapur dashurinë për një ndër emrat më të njohur të muzikës.

Duke postuar imazhin e artistes në Instastody, e duke i bashkangjitur shkrimin: “Të dua”, Klea ka zbuluar kështu këngëtaren e preferuar shqiptare. Bëhet fjalë për Dua Lipën, e cila shkëlqeu në ndarjen e çmimeve britanike. Veshur me fustanin rozë, e duke mbajtur trendafilin e bardhë në dorë, duket se Huta nuk i ka rezistuar as paraqitjes, e as suksesit të Duas. Nga ana tjetër, kujtojmë se vetë Klea është e lidhur ngushtë me muzikën, gjë për të cilën do të dëgjojmë se shpejti.

Mësuam fillimisht se së bashku me të fejuarin e saj, Elgit Dodën, çifti do të sjellin një projekt të ri muzikor, ndërsa ndjekësit e tyre po presin me padurim publikimin e një bashkëpunimi të tillë. As Klea, as Elgiti nuk kanë zbuluar detaje të mëtejshme, duke u treguar dhe një herë të rezervuar mbi planet e tyre…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF