Ajo është një nga këngëtaret me oorigjinë shqiptare më të njohurra në skenën ndërkombëtare të muzikës dhe ka arritur suksese të mëdha, të cila shpesh vlerësohen edhe nga emra të mëdhenj të muzikës.
E kemi fjalën për Duan Lipan, këngëtaren me origjinë shqiptare nga Kosova, e cila tashmë ka arritur një tjetër sukses në karrierën e saj. Këngëtaja nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se albui i saj është rikthyer në krye të iTunes.
“Albumi është kthyer në krye në iTunes”, ka shkruar Dua Lipa. Ajo ka lënë prapa yje si Stormzy e Ed Sheeran.
Gjatë kësaj jave Dua Lipa ka shënuar një sukses të madh në Brit Awards duke rrëmbyer dy çmime të rëndësishme, atë të artistes më të mirë britanike dhe depërtimi më i mirë.