KreuCelebrity

Kjo modele e njohur është fansja më e madhe e Elvana Gjatës

Pas publikimit të mini albumit të saj me 6 këngë të reja, që shënonin edhe rikthimin në Shqipëri, Elvana Gjata po shijon suksesin.

Të gjitha këngët janë shndërruar menjëherë në hite, veçanërisht “Më fal” dhe “Xheloz” dhe si për të na e treguar këtë, Elvana poston në Instastorin e saj video të xhiruara në vende të ndryshme të botës ku po dëgjohen këngët e saj.

Suksesi i saj është ndërkombëtar…të paktën në çdo shtet ku ka shqiptarë. Një nga fanset e saj më të zjarrta duket se është modelja e njohur, Emina Cunmulaj. Ajo është një ndër personazhet shqiptare që ia vlen ta ndiqni në Instagram, pasi postimet e saj janë plot humor, çiltërsi dhe nëse pëlqen një këngë apo diçka tjetër, nuk përpiqet që ta mbajë për vete, për të mos i dhënë rëndësi autorit, përkundrazi.

Edhe me këngën e Elvanës ka bërë të njëjtën gjë.

Sa mirë kur këta personazhe mbëshin njëri-tjetrin!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF