KreuCelebrity

“Rebelohet”edhe Kate, bën një tatuazh në dorë!

Pjesëtarët e familjes mbretërore janë ndër më të komentuarit nëpër media, e më së shumti në qendër të vëmendjes janë dy nuset, Kate dhe Meghan. Ato komentohen gjerësisht për pamjen e tyre, por sigurisht që nuk kanë lënë pa rënë në sy edhe momentet kur ato kanë shkelur edhe rregullat e rrepta të Familjes Mbretërore. Me Meghan jemi mësuar tashmë, pasi rregullat që ajo ka shkelur janë të panumërta, por Kate?

E kemi parë Dukeshën gjithmonë komfort rregullave, por këtë herë edhe ajo ka vendosur të devijojë pak.  Gjatë vizitës së saj zyrtare në Sunderland Kate ka vendosur të bëjë një tatuazh në formë luleje në dorë, ndonëse rregullat e ndalojnë atë.

Sigurisht që tatuazhi është i vizatuar me këna, pasi Kate nuk do të shponte trupin e saj në muajin shtatë të shtatzënisë, e për më tepër të mërzisë edhe Mbretëreshën.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF