Prezenca e munguar e Dua Lipës në Kosovë për 17 shkurt bëri që këngëtarja të ishte fokusi i krtikave, ndonëse gjithçka u shojegua më pas. Për të gjithë ju që e keni humbu, Dua nuk kishte marrë asnjëherë një ftesë zyrtare nga Prishtina, e këtë nuk e konfirmoi vetëm babai i saj, por edhe Presidenca e Kosovës. Por, kjo do të harrohej shpejt, e jo pa arsye.
Lipa shkëlqeu në Brit Awards, ku rrëmbeu dy çmime, duke bërë bujë si kurrë më parë në çmimet britanike. Tashmë, sukseset e saj renditen një pas një, e le ta pranojmë që një fakt i tillë na ka bërë të ndihemi vërtet krenarë. E nëse mendoni se Dua e harroi Kosovën, gaboheni, pasi këngëtarja e ka përfshirë Prishtinën në listën e vendeve ku do të performojë gjatë turit veror. Lipa ka publikuar data për vendet përkatëse, e kështu mësohet se të gjithë adhuruesit e saj do të kenë mundësi ta ndjekin ‘live’ më datë 10 gusht të këtij viti, pikërisht në kryeqytetin kosovar.
Ndonëse shumë prisnin ta shihnin që në shkurt, duket se Dua kishte rezervuar një plan më të mirë për vendin e saj të lindjes. Tashmë, zor se mbetet ende vend për kritika!