KreuCelebrity

Bashkautor i “Shiko kush luan”, Blendi Salaj tregon të metën e Luanës!

“Shiko kush luan” nguli përpara ekranit shikuesit për javë të tëra. Një emision i cili bëri bashkë Luanën dhe Blendi Salaj si bashkautorë të tij. Luanën e kemi parë gjithmonë super në formë, e bukur si gjithmonë dhe shumë energjike, por me sa duket nuk paska qenë edhe kaq perfekte.

I ftuar në TVSH, Blendit i është kërkuar të thotë disa nga të metat e Luanës dhe ai është përgjigjur: “Çfarë do t’i riparoja unë Luanës është orari. Ndërsa gjërat e mira janë energjia dhe ambicia e jashtëzakonshme. Do më të mirën për programin, për veten, për atë që bën dhe kjo e ndihmon pasi synon lart dhe jo në nivel të mesëm apo të ulët”.

Gjithsesi Luana e kishte përmendur edhe vetë në fakt problemin e orarit. E me sa duket këtë e ka vuajtur edhe Blendi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF