Lajmi se ajo ishte shtatzënë u bë i ditur për mediat që në dhjetor të vitit të kaluar, por pavarësisht kësaj vetë aktorja nuk pranoi asgjë publikisht. E kemi fjalën për yllin e serialit “Shtëpiake të dëshpëruara”, Eva Longoria, e cila jo vetëm që nuk tha asgjë, por pas lajmit mbi shtatzëninë as u pa dhe as u dëgjua më gjë prej saj.
Por tashmë ajo ka vendosur mos të fshihet më, por të tregojë krenare barkun e rrumbullakosur në të cilin po rritet i shëndetshëm fëmija i saj i parë. Eva ka bërë daljen e saj të parë publike ditën e djeshme, ku u shfaq në eventin “Costume Desingers Guild Aëards”. E veshur me një fustan rozë, Eva dukej e mrekullueshme së bashku me barkun e saj.
Aktorja është e martuar me drejtorin e “Televisa”, kompanisë më të madhe mediatike në Amerikën Latine, Jose Baston. Ato kishin vite së bashku, ndërsa vendosën të lidhnin kurorë vetëm në vitin 2016, e tashmë janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.